Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, vdes fëmija dy vjeç

Një fëmijë 2 vjeç ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i banesës në Tiranë.

Ende nuk dihet shkaku ndërsa grupi hetimor ka dalë në vendngjarje dhe ka punuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton Top Channel.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.