Foto: Ilustrim

Bie nga kati i gjashtë i objektit, vdes i mituri nga Gjakova

Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies nga lartësia e një objekti.

Sipas Policisë është raportuar se viktima, deri sa ishte duke qëndruar me shokë në katin e gjashtë të një objekti, ka rënë nga lartësia dhe nga lëndimet e rënda pasi është dërguar në spitalin rajonal ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Policia po e heton vdekjen e të miturit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë rreth orës 23:59.