
Bie nga kati i dytë i shkollës një fëmijë në Pejë
11.1.2022 - 15:04
Një nxënës ka rënë sot nga kati i dytë në një shkollë në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai shtoi se rasti ka ndodhur në ora 12:10 dhe fëmija është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha Rugova për KALLXO.com.