Bie në humnerë në rrugën Pejë-Rugovë, gjendet i vdekur në lumë

Një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në rrugën Pejë-Rugovë, në afërsi të tunelit të dytë.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka dalë nga vetura për t’u këndellur dhe është afruar te cepi i një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit e kanë nxjerrë trupin e viktimës nga uji i Lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes dhe vazhdon të hetohet.