Biden thotë se Shërbimit Sekret “i duhet më shumë ndihmë”

Përpjekja e dytë për vrasje ndaj Donald Trumpit brenda dy muajsh ka nxitur shumë pikëpyetje lidhur me sigurinë e kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

Presidenti Joe Biden ka folur të hënën (16.09.2024) për Shëbrimin Sekret, duke theksuar se i “duhet më shumë ndihmë”, teksa kongresistët amerikanë u kanë bërë thirrje kandidatëve që të kenë masa shtesë lidhur me sigurinë e tyre.

Presidenti ka folur para gazetarëve në mëngjes për herë të parë pas tentim-vrasjes së dytë ndaj Trumpit të dielën mbrëma në fushën e tij të golfit në Florida.

“Shërbimi Sekret i duhet më shumë ndihmë”, ka thënë Biden derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

I dyshuari Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, mund të dalë para gjykatës gjatë orëve të ardhshme dhe pritet të gjykohet nga drejtësia e nivelit federal amerikan.

Ai ishte munduar të rekrutonte luftëtarë të huaj për luftën në Ukrainë dhe kishte qëndruar në Kiev.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka thënë se njerëzit meritojnë ta dinë të vërtetën sesi një vrasës do të mund të afrohej aq afër ish-presidentit në fushën e tij të golfit në Florida.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com