Vizita e presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë 20 shkurt 2023 – Foto: Presidenca ukrainase/ ueb-faqja zyrtare

Bideni pritet t’ia heqë Ukrainës kufizimin për raketat me rreze të gjata veprimi

Presidenti amerikan Joe Biden ka lënë të kuptohet se Uashingtoni mund t’ia heqë Ukrainës kufizimet për përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjata veprimi kundër Rusisë, ka raportuar BBC.

Nëse hiqet kjo ndalesë, atëherë do të përmbushej kërkesa e Ukrainës për zbutjen e kufizimeve amerikane për armët e dhuruara, për të cilat zyrtarët vendas thonë se ua kanë pamundësuar luftimin me kapacitete të plota kundër agresionit të Rusisë.

Rusia ende nuk ka dalë me qëndrim, por presidenti Vladimir Putin ka thënë më parë se veprimi i tij do të çonte drejt “problemeve shumë serioze”.

Qëndrimi i Bidenit ka ardhur në kohën kur sekretari i tij i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologu britanik, David Lammy, po përgatiten të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Blinken ka thënë se qëllimet e tij para vetes gjatë vizitës në Kiev janë “të dëgjojnë drejtpërdrejt lidershipin ukrainas” për “objektivat dhe se çfarë mund të bëjmë për mbështetur ato nevoja”.

Blinken dhe Lammy po udhëtojnë bashkë në kryeqytetin ukrainas pas bisedimeve në Londër. Gjatë vizitës në Britani, Blinken ka akuzuar Iranin se po e furnizon Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtra, që pritet të dërgohen brenda javësh. Britania ka paralajmëruar se veprimet iraniane janë shenjë e një përshkallëzimi të rrezikshëm.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com