Fotografi: Avi Ohayon/dpa/GPO/picture alliance
Bideni përvilet që ta shmangë përhapjen e luftës në Lindje të Mesme
Përderisa ushtria amerikane po i shtyn aleatët që përsëri ta ndihmojnë Izraelin të mbrohet kundër ndonjë sulmi të papritur iranian, zyrtarë të lartë amerikanë njëherësh po i inkurajojnë partnerët që ta bindin Iranin të mos kryejë ndonjë sulm ajror – ose sulme të koordinuara ajrore me grupet e saj besnike – dhe po i kërkon Izraelit të përmbahet për të parandaluar një luftë të gjerë në rajon, raporton CNN.
Ditëve të kaluara, presidenti Joe Biden dhe kryediplomati i tij, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë zhvilluar një mori bisedash telefonike me homologët në mbarë Lindjen e Mesme. Ata kanë pasur këmbime diplomatike edhe liderët dhe ministrat e jashtëm të Katarit, Jordanisë dhe Egjiptit me mesazhin e depërshkallëzimit të gjendjes në terren.
“Ne jemi përfshirë në diplomaci të intensifikuar me aleatët dhe partnerët, duke komunikuar mesazhin drejtpërdrejt te Irani. E kemi komunikuar atë mesazh drejtpërdrejt te Izraeli”, ka thënë Blinken të martën. “Të gjithë në rajon duhet ta kuptojnë se sulmet e mëtejshme vetëm sa do ta thellonin konfliktit, destabilitetin dhe pasigurinë për të gjithë”.
Droja për një sulm iranian do të ishte si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së javës së kaluar të komandantit më të lartë ushtarak të grupit militant të afërt me Iranin në Liban, “Hezbollah”, nga një sulm ajror izraelit. Ditën tjetër, Izraeli besohet se vrau liderit politik të “Hamasit” në Teheran, megjithëse pala izraelite nuk e ka pranuar përgjegjësinë pavarësisht pretendimeve iraniane dhe palestineze.
Irani dhe grupet e afërt me të besohet se po bëjnë disa përgatitje për një hakmarrje të mundshme kundrejt Izraelit, kanë thënë për CNN dy zyrtarë amerikanë të informuar me rrjedhat e inteligjencës amerikane. Burimet nuk kanë specifikuar se çfarë përgatitje po bëjnë aleatët e Iranit.
Shumë burime amerikane i kanë thënë televizionit CNN se SHBA-ja pret një sulm kundër Izraelit në ditët e ardhshme. Mbetet e paqartë nëse do të ketë kundërpërgjigje të koordinuara ndërmjet Iranit dhe “Hebzollahut”.
Zyrtarët kanë thënë gjithashtu se Irani ende besohet se po i shqyrton përmasat e reagimit hakmarrës.
Një zyrtar amerikan dhe një tjetër i inteligjencës i një vendi perëndimor kanë për CNN se shqetësimet janë edhe më mëdha tani “Hezbollahu” mundtë ndërmarrë aksione më të mëdha se Irani, duke ngritur drojën e “Hezbollahu” – grup me qëndrim në Liban që funksionon si grup militant dhe trajnohet nga Irani – mund të veprojë edhe pa iranianët.
Me zyrtarët amerikanë dhe izraelitë që besojnë se sulmi nga Irani dhe grupet militante besnike ndaj tij është vetëm çështje kohe, mbetet në dorën e Izraelit të përcaktohet se çfarë do të pasojë. Shumëçka varet edhe se çfarë do të qëllohet -ndonjë cak civil a ushtarak – dhe përmasat vdekjeprurëse të sulmeve ajrore./CNN
Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com