Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.

Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Joe Biden zyrtarisht ka siguruar nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.

Ish-nënpresidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.

Biden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, në SHBA janë nxitur protesta pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pak kohë pasi ishte arrestuar nga policia në Mineapolis./REL