Biden thotë para liderëve të botës se të pafajshmit “po kalojnë nëpër ferr” në Gazë
Presidenti amerikan, Joe Biden, u është drejtuar liderëve të botës në takimet e përvitshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se njerëz të pafajshëm po “kalojnë nëpër ferr” në dy palët e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Gazës, raporton CNN.
Biden u është referuar civilëve të vrarë gjatë sulmit të “Hamasit” në sulmin e 7 tetorit 2023, ku edhe shumë të tjerë u morën peng.
“Jam takuar me familjet e pengjeve”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe ata po kalojnë nëpër ferr.
Duke folur për humbjen e mundësisë së arritjes së marrëveshjes së armëpushimit, Biden ka thënë: “Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e tyre, t’i kthejnë pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë siguri për Izraelin dhe Gazën”.
Bideni ka kërkuar që t’i jepet fund luftës në Gazë, njëherësh është zotuar se do ta mbështetë edhe Ukrainën deri në fitore në luftën kundër Rusisë.
“Më e rëndësishmja, populli ukrainas u ngrit. U kam kërkuar njerëzve në këtë sallë që të qëndrojnë krah tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se “lajmi i mirë është se lufta e Putinit ka dështuar”.
Madje ka thënë se Putini jo vetëm që ka dështuar ta dobësojë NATO-n dhe aleatët, por ia ka dalë t’i bëjë tokë dhe të bëhen edhe më të fuqishëm, duke anëtarësuar edhe dy shtete të reja anëtare në NATO, Finlandën dhe Suedinë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com