Biden: Tërheqja nga Afganistani fillon në maj, përfundon në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e tyre të fundit nga Afganistani më 1 maj dhe i gjithë procesi do të përmbyllet para 11 shtatorit.

“Ne nuk do të nxitojmë. Ne do ta bëjmë atë (tërheqjen) me përgjegjësi, në mënyrë të sigurt dhe do ta bëjmë atë në një koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, të cilët aktualisht kanë më shumë trupa sesa ne në Afganistan”, tha Biden.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në kërcënimet terroriste që janë paraqitur gjetkë dhe gjithashtu për t’u përballur me Kinën./REL