Presidenti amerikan, Joe Biden

Biden sërish infektohet me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sërish ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas një postimit në Facebook, Biden ka thënë se nuk ka sipmtoma por që do të izolohet për siguri.

“Njerëz, sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve përreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të rikthehem në rrugë”, ka shkruar Biden.

Biden, 79 vjeç, rezultoi pozitiv më 21 korrik.

Ndërkaq ditë më parë njoftoi se ka rezultuar negativ me koronavirus, pas testimeve të bëra të martën mbrëma dhe mërkurën në mëngjes.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.