Biden: Rusia mund t'a pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm

Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi të enjten se ekziston një “mundësi e qartë” e një pushtimi rus të Ukrainës muajin e ardhshëm pasi Kremlini tha se refuzimi i SHBA-së i kërkesave të saj kryesore për zgjidhjen e krizës la “pak terren për optimizëm”.

Kremlini shtoi megjithatë se dialogu ishte ende i mundur të zhvillohej.

Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një telefonatë të enjten “se ekziston një mundësi e veçantë që rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, duke përsëritur paralajmërimet e tij të kaluara.

SHBA dhe aleanca perëndimore kishin hedhur poshtë me vendosmëri çdo koncesion për kërkesat kryesore të Moskës të të bëra ditën e mërkurë, duke refuzuar ta ndalojë përgjithmonë Ukrainën të bashkohet me NATO-n dhe duke thënë se dislokimet aleate të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropën Lindore janë të panegociueshme.

Krejt vëmendja tani është tek Presidenti Vladimir Putin, i cili do të vendosë se si do të reagojë Rusia mes frikës se Evropa mund të zhytet sërish në luftë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se përgjigja nga SHBA – dhe një e ngjashme nga NATO – la “pak terren për optimizëm”.

Por ai shtoi se “ka gjithmonë perspektiva për të vazhduar një dialog, është në interesin tonë dhe të amerikanëve”./Euronews