Biden përballët me krizën me të madhe të presidencës së tij, vdekjen e 13 ushtarëve amerikan në Afganistan

Ditën e enjte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u përball me krizën më të paqëndrushme që nga fillimi i presidencës së tij, vdekjen e të paktën 13 amerikanëve në Afganistan, raporton Washington Post.

Autorët e sulmeve kishin goditur orë më parë në dy vende përreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, pranë Portës Abbey dhe para një hoteli aty pranë.

Të paktën 60 afganë dhe 12 trupa amerikanë u vranë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganë. Më pas u konfirmua se një ushtar i 13-të kishte vdekur. Në anën tjetër, të paktën 143 afganë të tjerë u plagosën.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Biden dukej i prekur, tha se ai do të mbajë përgjegjësi të plotë për atë se çfarë ka ndodhur. Ai gjithashtu premtoi se do të përndjekë përgjegjësit e asaj masakre, për të cilët ai pretendon se janë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS-K.

“Për rata që udhëhoqën këtë sulm: Ne nuk do të ju falim, nuk do të harrojmë, ne do të ju ndjekim derisa të paguani për atë që keni bërë”, ka thënë Biden.

President amerikan theksoi se gjithmonë ka qenë e qartë që misioni i ushtarëve ishte me të vërtetë i rrezikshëm dhe e pranoi se mund të ketë sulme tjera. Sipas Biden, kjo është arsyeja pse ai dëshiron që evakuimi të përfundojë deri më 31 gusht, edhe pse shumë republikanë dhe demokratë po kërkojnë nga ai që të zgjasë afatin.

Biden deklaroi se nuk iu beson talebanëve, por po mbështetët në liderët e tyre që dëshirojnë të ndihmojnë forcat amerikane të përfundojnë misionin e tyre deri në fund të muajit, në mënyrë që SHBA të largohen nga vendi.

Përktheu: Ilirjana Hoti