Vizita e presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë 20 shkurt 2023 – Foto: Presidenca ukrainase/ ueb-faqja zyrtare

Biden, nikoqir i samitit, e mbron fort NATO-n

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur liderët e NATO-s në Uashington me një fjalim të fortë që duket ka pasur për qëllim t’i sigurojë edhe njëherë aleatët në fqinjësi dhe përtej oqeanit se mund të luftojë me sukses në garën presidenciale kundrejt Donald Trumpit në zgjedhjet e nëntorit.

Në një fjalim të shkurtë, por të fuqishëm në hapje të samiti, lideri amerikan ka deklaruar se aleanca ushtarake është “më e fuqishme se kurrë më parë”, derisa po përballet me me një “moment kyç” me luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, raporton BBC.

Duke paralajmëruar se autokratët kishin “përmbytur rendin botëror”, Bideni ka bërë të ditur ndihmën e radhës për Kievin.

Presidenti amerikan dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Rumanisë do të ndajnë për Ukrainën bateri raketore “Patriot” dhe sisteme tjera për ta fuqizuar mbrojtjen ajrore të Kievit zyrtar.

“Lufta do të përefundojë me Ukrainën që do të mbetet një vend i lirë dhe i pavarur”, ka deklaruar Biden në fjalimin e lexuar të martën mbrëma. “Rusia nuk do t’ia dalë. Ukraina do t’ia dalë mbanë”.

Bideni ka folur rreth trembëdhjetë minuta me zë të qartë, një ndryshim i spikatuar krahasuar me tonin e ngjirur të debatit të fundit presidencial me Trumpin muajin e kaluar.

Njëherësh, demokratët në Kongres janë takuar privatisht për të debatuar lidershipin e Bidenit në krye të partisë dhe kanë thënë se atmosfera ishte “pikëlluese”, kanë bërë të ditur disa kongresistë për agjencinë e lajmeve, AP.

Të martën pasdite, demokratja e shtatë në Dhomën e Përfaqësuesve –Mikkie Sherrill nga New Jersey – ka bërë publikisht thirrje që Bideni të mos garojë për mandatin e dytë, duke thënë se piketat “janë shumë të larta”.

Diplomatë që po qëndrojnë në SHBA kanë shprehur gjithashtu skepticimzin për të ardhmen e Bidenit, raportohet në Uashington.

“Ne nuk e dimë se si mund të rimarrë veten pas debatit”, ka deklaruar një emisar evropian në kushgte anonimiteti për agjencinë e lajmeve, Reuters. “Nuk mund ta marr me mend atë në krye të SHBA-së dhe NATO-s edhe për katër vjet”.

Ekipi i Bidenit është kundërpërgjigjur, duke umunduar të tregojë se 81-vjeçari mbetet energjik mjaftueshëm sa për t’iu përgjigjur kërkesave të detyrës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë ia ka dhënë meritat lidershipit të Bidenit për zgjerimin e NATO-s pasi Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë, me Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja.

Liderët e 32 shteteve anëtare janë mbledhur në kryeqytetin amerikan për samitin e aleancës ushtarake. Atyre u është bashkuar edhe kryeministri i ri britanik, Keir Starme, i cili para se të nisej deklaroi në Londër se ishte i kënaqur që mund të “konfiroj dhe ritheksoj përkrahjen e fuqishme dhe të palëkundur të laburistëve për NATO-n”.

Aktivitetet e së martës do të hynë në histori të aleancës pasi samiti nisi në vendin ku ishte nënshkruar traktati i parë dekada më parë, që e ka nxitur Bidenin ta theksonte edhe në fjalim. Kah fundi i fjalimit të tij, Bideni e ka ftuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në skenë për ta dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që ëhstë nderi më i madh i Amerikës.

Të martën mbrëma, Trumpi, 78 vjeç, i ka kritikuar aleatët e NATO-s gjatë një takimi fushate në një klub golfi në Florida. Trumpi i ka qourtar vazhdimisht shtetet anëtare të NATO-s se kanë dështuar të përmbushin caqe për shpenzim të 2 për qind të bruto prodhimit të tyre në mbrojtje. Trumpi u ka thënë përkrahësve se këto vende po “kontribuojnë me qindra miliarda dollarë” më shumëpër shkak se kur ishte presidenti i kishte paralajmëruar: “JO,, unë nuk do t’ju mbroj nga Rusia”, derisa nuk kontrbuoni më shumë për aleancën./BBC

 

 Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com