Foto: Joe Biden, Facebook

Biden merr pjesë në inaugurim pavarësisht kush i fiton zgjedhjet

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ardhshëm amerikan në janar pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 5 nëntorit, ka konfirmuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jena-Pierre, duke u zotuar që të ketë bartje paqësore të pushtetit, raporton Reuters.

“Ky presidenti beson në transferimin paqësor të pushtetit, dhe kjo është çfarë do të shihte prej këtij presidenti”, ka deklaruar Jean-Pierre. “Nuk është çështje e tij, Është çështje e popullit amerikan. Këtë duhet ta shohë populli amerikan pavarësisht se kush fiton”.

“Ai padyshim se do të marrë pjesë në këtë”, ka thënë ajo, duke theksuar se presidentët në largim zakonisht marrin pjesë në inaugurimin e presidentëve të ardhshëm.

Ajo nuk e ka përmendur fare vendimin e ish-presidentit republikan, Donald Trump, që të mos merrte pjesë në inaugurimin e Bidenit në janarin e vitit 2021.

Trumpi dhe gruaja e tij Melania u larguan nga Shtëpia e Bardhë para ceremonisë së inaugurimit të Bidenit, duke i bishtnuar traditës së gjatë të presidentëve që merrnin pjesë në dorëzimin e pushtetit te pasuesi.

Zëvendëspresidenti i Trumpit, Mike Pence, të cilin mbështetësit e Trumpit e kishin kërcënuar gjatë trazirave të 6 janarit 2021 se do ta varnin në mësymjen kundër Capitolit, dhe gruaja e tij Karen morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com