Biden konfirmon vrasjen e liderit të ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se forcat speciale amerikane vranë liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në një mision kundër terrorizmit në Sirinë veriperëndimore të mërkurën në mbrëmje.

CNN raporton se ky ishte sulmi më i madh i SHBA-së që nga viti 2019, kur u vranë liderin e ISIS,  Abu Bakr al-Baghdadi.

Burimet e CNN në terren, raportuan se të paktën 13 persona u vranë në përleshjet që ndodhën gjatë dhe pas bastisjes, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra. Ndërkaq nuk raportohet për viktima nga SHBA.

“Mbrëmë në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit, për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, ka thënë Biden në një deklaratë.

“Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, udhëheqësi i ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni”, ka shtuar ai.

Sekretari i shtypit nga Pentagon, John Kirby ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje se misioni u krye nga Komanda Qendrore e SHBA, e cila kontrollon operacionet dhe aktivitetet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Zyrtarë të shumtë të administratës kanë thënë për CNN se një bombë e shpërthyer nga objektivi i operacionit rezultoi në viktima civile, duke cituar vlerësimet e hershme të operacionit.

The Pentagon njofton se do të kryejë një rishikim më të plotë pas veprimit të bastisjes.

Por një zyrtar i lartë nga administrata tha se “në fillim të operacionit, objektivi terrorist shpërtheu një bombë që vrau atë dhe anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë gra dhe fëmijë”.

“Ndërsa ne jemi ende duke vlerësuar rezultatet e këtij operacioni, kjo duket të jetë e njëjta taktikë frikacake terroriste që ne pamë në operacionin e vitit 2019, kur u eliminua al-Bagdadi”, ka thënë zyrtari.

ISIS kishte emëruar al-Qurashi si udhëheqësin e saj të ri, në nëntor 2019-tës në të njëjtën kohë kur grupi terrorist konfirmoi se al-Baghdadi ishte vrarë.

SHBA ka shënjestruar vazhdimisht al-Qaeda-në dhe degët e saj në Sirinë veriperëndimore.

Pentagon pranon se të paktën një sulm në muajt e fundit mund të ketë rezultuar në viktima civile.

Mirëpo operacioni i së mërkurës ishte më i madhi në shkallë që nga një sulm dyorësh që vrau udhëheqësin e ISIS-it, Baghdadi në Sirinë veriperëndimore në tetor 2019./CNN 

Përgatiti: Ilirjana Hoti