Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Foto: Komisioni Europian

Biden e Ursula von der Leyen diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan, Joe Biden në takimin e tyre një nga temat që ata diskutuan është edhe ajo e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit, në një deklarim për media Leyeni tha se të dyja palët e përfshira kanënë tryezë një plan të mirë për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashti ajo shprehu pritjen për konstruktivitet në prag të takimit të Ohrit në mes dy vendeve me palët ndërmejtësusese, takim që do të mbahet më 18 mars.

“Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehtë. Ka ende shumë çështje për të zgjidhur, por është duke ecur në drejtimin e duhur. Dialogu ka mbështetje të plotë nga të dyja palët tona” – ka thënë von der Leyeni.

Në anën tjetër, i dërguari i Bashkimit Evropain për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak të enjten dhe të premtën në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bilisimi e edhe me partitë opozitare.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë pajtuar se nuk ka nevojë të diskutohet për Planin franko-gjerman, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak në Prishtinë qëndroi për dy ditë më 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 ai pritet të qëndrojë në Beograd.