Foto: Atdhe Mulla

Biden do të vizitojë kompaninë e mikroprocesorëvë në Arizona

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden udhëton sot drejt Arizonës për të vizituar një fabrikë të prodhimit të mikroprocesorëve. Vizita vë në pah rolin e rëndësishëm që po luan ky shtet në rikthimin e prodhimit të mikroprocesorëve brenda vendit.

Zoti Biden pritet të vizitojë fabrikën e re që kompania gjigande tajvaneze e mikroprocesorëve TSMC po ndërton në Feniks.

Në muajin gusht Presidenti Biden firmosi Aktin për Mirkroprocesorët dhe Shkencën, një përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur fondeve masive që Kina shpenzon për industrinë e saj të mikroprocesorëve.

Ligji i firmosur nga zoti Biden vë në dispozicion 52 miliardë dollarë financime për prodhimin e mikroprocesorëve nga kompanitë amerikane. Mikroprocesorët janë komponentët bazë për një sërë artikujsh, që nga telefonët inteligjente, automjetet elektrike dhe sistemet e armëve.

Arizona ështe mes shteteve që synon të përfitojë nga fondet federale. Fabrika e re e kompanisë TSMC, i shtohet kompanisë së teknologjisë Intel dhe kompanive të tjera që kanë fabrikat e tyre të prodhimit në Arizona, duke ndihmuar në krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.

Shteti i Arizonës ka numrin më të lartë të kolegjeve të inxhinierisë në SHBA. Aktualisht në Arizona studiojnë 30 mijë studentë inxhinierie, që përgatiten për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut./VOA.