Presidenti i SHBA Joe Biden /Getty Images

Biden: Demokracia amerikane është e rrezikuar nga ekstremistët Trump dhe Maga

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se demokracia amerikane është në rrezik të madh nga forcat republikane besnike ndaj Donald Trump, të cilët po i “nxisin flakët” e dhunës politike në ndjekje të pushtetit me çdo kusht.

Këtë deklaratë Biden e bëri gjatë një fjalimi në Filadelfia, qyteti ku lindi demokracia amerikane, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara gjenden në një betejë të vazhdueshme për “shpirtin e kombit”.

“Donald Trump dhe republikanët Maga përfaqësojnë një ekstremizëm që i kërcënon vetë themelet e Republikës sonë”, tha Biden në fjalimin e mbajtur në Independence Hall.

Emri Maga është akronim për “Make America great again” – një slogan nga fushata zgjedhore e Trump në vitin 2016.

Biden ka deklaruar se jo të gjithë, madje as shumica, republikanët janë “ekstremistë Maga”, por nuk kishte dyshim, tha ai, se partia ishte “e dominuar, e shtyrë dhe e frikësuar” nga paraardhësi i tij i Shtëpisë së Bardhë – dhe ndoshta pasardhësi i mundshëm, Donald Trump.

Këta republikanë të Trump, tha ai, “lulëzojnë në kaos” dhe “nuk respektojnë kushtetutën” ose sundimin e ligjit. Ata “promovojnë liderë autoritarë dhe i ndezin flakët e dhunës politike”, vazhdoi ai, duke shtuar se ata besojnë se ka vetëm dy rezultate të mundshme për një zgjedhje: ose kanë fituar ose janë mashtruar.

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm atëherë kur ke fituar,” ka deklaruar Biden përcjellur me duartrokitje frenetike nga audienca e pranishme.

Fjalimi i Biden është pjesë e një linje të re agresive të sulmit që Biden ka lëshuar ndaj republikanëve përpara zgjedhjeve të mesmandatit, pasi partia e tij gëzon një këndvështrim politik të ndritshëm të ndihmuar nga një varg fitoresh të rëndësishme legjislative dhe ndërtimi i reagimit publik ndaj vendimit të gjykatës supreme për t’i dhënë fund të drejtën kushtetuese për abort.

Ky fjalim vejn gjithashtu pasi Trump, është bërë sërish qendër të një hetimi penal – që përfshin dokumente të klasifikuara – me synimin për një kandidim të mundshëm presidencial të 2024-ës.

“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”- tha ai. “Prapa në një Amerikë ku nuk ka të drejtë për të zgjedhur, nuk ka të drejtë për privatësi, nuk ka të drejtë për kontracepsion, nuk ka të drejtë të martohesh me atë që do”.

Biden i kritikoi gjithashtu republikanët për përforcim të retorikës së dhunshme politike, duke përfshirë gjuhën që i kishte si shënjestër agjentët federalë pasi FBI-ja sekuestroi kutitë e dokumenteve të klasifikuara nga pasuria e Trump në rezidencën Mar-a-Lago muajin e kaluar.

Mbrojtja e demokracisë ka qenë një rrugëdalje e rritjes së Bidenit në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën ai ka thënë se ishte i motivuar nga dhuna raciste në Charlottesville. Megjithëse ai u zotua ta ndërtonte unitetin kombëtar si president, forcat e lëshuara nga gënjeshtra e Trump për zgjedhjet e vjedhura të 2020-ës kanë fituar fuqi vetëm në gati dy vitet që Biden ka qenë në detyrë.

Sondazhet sugjerojnë se shumica e republikanëve nuk besojnë se Biden është presidenti i zgjedhur në mënyrë legjitime. Mohuesit e zgjedhjeve po konkurrojnë për poste, duke siguruar nominimet për postet kyçe me pushtet mbi mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe lokale janë bërë objektiva të ngacmimeve dhe kërcënimeve.

“Ne themelet tona, ne jemi ende një demokraci”- tha Biden, duke e përfunduar fjalimin e tij ndërkohqë turma brohoriste me ovacionin “Demokraci!”/The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala