Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman - Foto: REL/AP

Biden: Arabia Saudite do të përballet me 'pasoja'

Joe Biden tha se “do të ketë pasoja” për Arabinë Saudite pas vendimit të saj javën e kaluar për të anuar kah Vladimir Putin dhe për ta ulur prodhimin e naftës.

“Do të ketë disa pasoja për atë që ata kanë bërë, me Rusinë”, tha presidenti amerikan në një intervistë për CNN. “Nuk do të hyj në atë që do të konsideroja dhe çfarë kam në mendje. Por do të ketë – do të ketë pasoja.”

Vërejtjet sinjalizuan një braktisje dramatike të përpjekjeve të fundit të Biden për të kërkuar një afrim me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe hedh dyshime mbi të ardhmen e marrëdhënieve të sigurisë SHBA-Arabi Saudite.

Më herët gjatë ditës, John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se Biden beson se SHBA-ja duhet t’i “rishikojë marrëdhëniet dypalëshe me Arabinë Saudite dhe të shikojë nëse kjo marrëdhënie është aty ku duhet të jetë dhe se po i shërben interesave tona të sigurisë kombëtare”, duke shtuar se rivlerësimi i kësaj situate po bëhet“në dritën e vendimit të fundit të OPEC-ut dhe udhëheqjes së Arabisë Saudite”.

Vendimi i grupit Opec+ të kartelit të naftës dhe aleatëve të tij për ta reduktuar prodhimin e naftës për shkak të kundërshtimeve të Shtëpisë së Bardhë, ishte një goditje e dyfishtë për Biden, duke e minuar përpjekjen e tij për t’i ulur të ardhurat ruse duke ulur çmimin e naftës dhe duke kërcënuar një rritje në çmimet e brendshme të benzinës disa javë para zgjedhjeve të kongresit. Vendimi ishte edhe më i rëndë pasi pasoi Biden bëri një udhëtim me qëllime pajtimi me princin e kurorës në Arabinë Saudite në muajin korrik./The Guardian