Biçiklisti i mitur goditet nga vetura në Graçanicë

Një fëmijë i cili po drejtonte biçikletën, është goditur nga vetura pasditen e sotme në Graçanicë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

“Pasditen e sotme, në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture dhe një biçiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i biçikletës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se i mituri është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.