Betohet deputetja e re e cila zëvendësoi Ivan Todosijeviqin, i dënuar për mohimin e masakrës së Reçakut

Dragana Antonjeviq sot është betuar si deputet e re në radhët e grupit të Listës Serbe, ajo do zë vendin e Ivan Todosijeviq, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes pë ta vuajtur dënimin me dy vite burgim për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes, pasi publikisht kishte deklaruar se masakra e Reçakut ku ishin vrarë 45 shqiptarë e ndodhur me 15 janar 1999 gjatë luftës në Kosovë, ishte një trillim.

Todosijeviq nuk i është përgjgijur ftesës së organzeve gjyqësore dhe gjendet në arrati.

Në seancën e  sotme plenare të Kuvendit do shqyrtohen disa pika nga seancat e kaluara që kanë mbetur pa papërfunduar, në mesin e tyre edhe votimi i anëtarëve të bordit të RTK-së.

Ish- ministri Ivan Todosijeviq ka pasur thirrje që të vuaj dënimin me burgim prej dy vitesh, i shpallur fajtor për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes, pasi publikisht kishte deklaruar se masakra e Reçakut ku ishin vrarë 45 shqiptar e ndodhur me 15 janar 1999 gjatë luftës në Kosovë, ishte një trillim.

Gjykata ka kërkuar nga i njëjti që të paraqitet për vuajtje të dënimit në Burgun e Mitrovicës, gjatë ditës së sotme.

Deri më tani Todosijeviq nuk është paraqitur e as përgjigjur ftesës së organeve gjyqësore, ndërsa KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin e tij, Nebojsha Vlajiq.

 

A do të shkoj në burg Ivan Todosijeviq, flet për KALLXO.com avokati i tij