Betohen deputetët e rinj nga komuniteti serb në Kuvendin e Kosovës

Nëntë kandidatë nga Lista Serbe dhe një kandidatë nga partia GI SPO që garuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, janë betuar sot si deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët që u betuan sot në fillim të seancës, me kërkesë të Kuvendit dhe me rekomandim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe.

Kandidatët e Listës Serbe tashmë deputetetët Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Millan Joksimoviq, Ksenia Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq, Biljana Maksiq dhe kandidati nga partia tjetër serbe GI SPO, Cvetko Velkoviq kanë zëvendësuar deputetët e dorëhequr.

Zëvendësimi është bërë si më poshtë:

Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

Igor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

Miljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

Zoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

Verica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serb

Milosh Pervoviq zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

Ljubinko Karadzhiq zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

Jasmina Dediq zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

Dragana Antonijeviq zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

Çka ndodh nëse asnjë parti serbe nuk zëvendëson deputetët e dorëhequr të Listës Serbe?