Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës janë betuar deputetët e legjislaturës së tetë.

Thirrja e seancës konstituive pason certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 58 ulëse me mbi 50 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 ulëse.

Ndërsa, nga votat e komuniteteve, Lista Serbe ka siguruar 10 ulëse, Kosova Demokratike Turke  dy ulëse, Iniciativa Rome dy ulëse, Koalicioni Vakat një ulëse, Duda Balje nga subjekti politik boshnjak SDU, Partia e Ashkalijëve për Integrim një, partia JGP një dhe Iniciativa e re Demokratike e Kosovës një ulëse.

Në këto zgjedhje do të ketë 44 gra të përfaqësuara në Kuvend që është numri më i madh i grave që ka pasur legjislativi ndonjëherë.

Konstituimi i Kuvendit, i hapë rrugë më pas dekretimit të kandidatit për kryeministër dhe formimit të qeverisë së re.