Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore sot e kanë dhënë betimin.

Ky takim, në bazë të rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendës kryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit Prokurorial sipas detyrës zyrtare.

Në takim është bërë thirrja për nominime për Kryesues dhe Zëvendës kryesues të ri të KPK-së.

Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi.

Kryesuesi dhe Zëvendës kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore.