Betohen ushtarët e FSK-së

Betohen 337 rekrutë të rinj të FSK-së (VIDEO)

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë janë betuar 337 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesë e ceremonisë së certifikimit ishin edhe qytetarë të shumtë, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë ceremoni ishte paralajmëruar të jetë edhe Komandanti Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi, por ai nuk erdhi.

Nga 337 rekrutë të rinj, 52 ishin gra  ndërsa 22 nga komunitetet.