Beteja 12 vjeçare për pronën (VIDEO)

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ do të ndiqni betejën për pronën të cilës nuk po i dihet fundi edhe pse janë bërë 12 vjet nga trajtimi i saj në gjykatat e Kosovës.

Teuta Xhakija, një grua nga Prishtina, po vazhdon të përballet në gjykata që të arrijë të mbajë banesën të cilën ajo pretendon se i takon asaj.

“Në vitin 2007 e kam marrë një thirrje nga Gjykata për lirimin e banesës ku kam jetuar”, thekoi ajo.

Pas 12 viteve nëpër seanca gjyqësore, padie e kundërpadië, Teuta u detyrua t’ia lirojë banesën të vëllait të saj i cili e fitoi të drejtën mbi banesën.

“Është vëllai nga babai, është fëmija i vogël i babait tim nga martesa e parë i cili e ka bërë padinë në gjyq në vitin 2007 me pretendimin se i takon, se është banesa e babait të tij. Në fakt banesa është në emër të babait e cila është bërë me mjete të përbashkëta me nënën time sepse edhe ajo ka qenë në marrëdhënie pune dhe kontributi i saj është aty”, theksoi Xhakija.

Kjo ngjarje tregon edhe një herë se trashëgimia dhe regjistrimi i pronave në emër të grave vazhdon të mbetet sfidë për drejtësinë në Kosovë.

Në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.