Besnik Tahiri: Qeveria ka problem serioz në menaxhimin e përgjegjësive

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Qeveria ka problem serioz në menaxhimin e përgjegjësive.

“Në historinë e jetës parlamentare nuk mbahet mend që një shumicë të ketë mbi 61 vota, ndërsa tash e 5 mbledhje të kryesisë dështojnë. Para juve kemi 37 pika që duhet të shqyrtohen në Kuvend dhe si rrjedhojë duhet që kryetari i Kuvendit të marr vendim që ta thërret seancën. Kjo nënkupton që qeveria, shumica parlamentare – koalicion, janë në problem serioz në menaxhimin e përgjegjësive që kanë marr për shtetin si në Kuvend, ashtu edhe në qeveri”, tha ai.

Tahiri shtoi se agjenda legjislative ka qenë ambicioze. Ndwrsa sipas tij ligjet që kanë ardhur në Kuvend janë ligje që nuk hyjnë në procedurë në këtë vit.

“Ligjet që kanë ardhur në Kuvend shumica e tyre nuk do të mund të kalojnë në Kuvend dhe do të kemi një agjendë legjislative që nuk është përmbush. Ligji për pagat në sektorin publik, është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së.

Sot në mungesë kuorumi ka dështuar përsëri mbledhja e Kryesisë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Glauk Konjofca ka caktuar seancën plenare të enjten me datë 18 nëntor.