Besnik Tahiri: Në qeverinë tonë nuk ka punësim me të njohshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri  në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit, Avdullah Hoti për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës, duke numëruar sukseset e ekzekutivit, ka thënë se “ma nuk ka punësim me të njohshëm”.

Tahiri gjithashtu ka shtuar se edhe sa i përket punësimeve me kontrata mbi vepër janë bërë veprime që ato të mos ndodhin.

“Kur e kemi marrë qeverinë nuk ka qenë gjendja e lehtë , ka qenë një kohë që ka qenë e ndikime  prej bllokadës që ka qenë në atë kohë ne jemi mundu ta zhbllokojmë. Njohja prej shtetit të Izraelit i ka hap derë të mëdha vendit dhe ka heq bllokadën për   njohje që ka pas shteti ynë. Në qeverinë tonë ma nuk ka punësim me të njohshëm. As kontrata mbi vepër që kanë qenë kanceri i shtetit mo nuk ekzistojnë. Jemi duke punuar ngushtë edhe me ambasadën  amerikane për strategjinë kundër korrupsionit”, ka thënë ai.