Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: Ligji për paga të vijë për miratim më se largu në mes të shtatorit

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar interpelanca me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla, për çështjen e Ligjit të zyrtarëve publikë, i iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka rekomanduar Qeverisë që të sjellin në Kuvend për miratim ligjin e pagave, në mes të shtatorit.

“Qeveria e ka tejkaluar tri herë afatin kohor për ligjin e pagave, rekomandimi jonë është shumë i thjeshtë dhe praktik. Ky ligj duhet të vijë më së largu në mes të shtatorit për miratim në mënyrë që të krijojë bazën ligjore të ligjit të pagave që lidhet në mënyrë strukturore dhe formale dhe me këtë përmbushet reforma në administratë shtetërore dhe detyrimin që e kemi për përfundimin e ligjit të pagave”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri në seancë ka njoftuar se ka kërkuar dy interpelanca, një për ligjin e zyrtarëve publik dhe një tjetër për ligjin e pagave ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.