Besnik Tahiri: Kjo qeveri do të njihet si më e dobëta

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri e ka vlerësuar qeverinë Kurti 2 si qeverinë më të dobët në Kosovë.

“Kjo qeveri për ketë vit do të njihet si më e dobëta”, tha Besnik Tahiri.

Mirëpo për deputetin e LVV-së, Armend Muja, niveli i qeverisjes duhet matur me indaktor, duke i reaguar kështu Tahirit.

“Pretendimi kolegut se qeveria jonë është më e dobëta është e pasaktë, s’ka nevojë për shumë shqyrtim. Se sa është e dobët ose jo një qeveri duhet me mat me indikatorë”, shtoi Muja.