Besnik Tahiri kërkon të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nga AAK-ja ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor.

Tahiri tha se rregullorja e punës së Kuvendit duhet ta lehtësoj punën e Kuvendit e jo ta pengoj.

“Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren. Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Tahiri tha se  ka mirëpritur angazhimim e shoqerisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale.