Besnik Tahiri: Kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Parlamenti Evropain e përkrahë Kosovën për liberalizim të vizave.

Ai tutje ka theksuar se përgjegjsia e Qeverisë së Kosovës është që të angazhohen në lobim.

“Pas takimeve në Parlamentin Evropian mund të ju konfirmoj se e kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj përgjegjësia na mbetet që të angzhohemi në lobimin tek shtetet anëtare në mënyrë që ky proces i vonuar të përmbyllet sa më pare”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Kosova tash e disa vite është duke lobuar për  liberalizim të vizave por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, edhe pse shumë nga liderët e Kosovës në fushatat zgjedhore premtuan heqjen e vizave.