Besnik Tahiri: Do të fillojmë punën aty ku ka sugjerime për Ligjin e Pagave

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

Tahiri ka thënë se do të fillojnë punën aty ku ka sugjerime nga ana e Gjykatës si dhe çështjet që nuk janë kontestuar nga ajo, do të mbeten njësoj.

“Çka do që nuk kontestohet si çështje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetet, do të shohim për kategori veç e veç, si për shërbimin civil për atë shëndetësor, policë të gjitha kategoritë. Aty ku ka rekomandime, sugjerime eksplicite për korgji, menjëhere do të nisim punë që këtë ta bëjmë”, ka thënë zëvendëskryeminstri Tahiri.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik ka theksuar se ka nene të tij që nuk janë në përputhshmëri me disa nene të Kushtetueses së Kosovës.

Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë në harmoni me gjetjet e aktgjykimit.