Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: AAK kundërshton shqyrtimit e ligjit për zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kërkesa për mbajtje e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për ndryshim – plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet është e papranueshme për AAK-në.

“Nxjerrja për amandamentim dhe ndryshim të një ligji, i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë i zgjedhur dhe zgjedhjet, është për ne plotësisht i papranueshëm. Ky ligj nuk është prioritet, të ballafaqohet Kuvendi dhe partitë politikë me ndryshimin e këtij ligi. Kjo e konfirmon edhe konstatimin tonë si subjekt politik që ndjenja e autoritarizmit, dominimit, arroganca a e numrave po vërtetohet sot me sjelljen e këtij ligji për ndryshim”, ka thënë Tahiti.

Sipas tij, është e papranueshme sjellja për ndryshim këtij ligji pa konsultimin e partive politike.