Besnik Tahiri: AAK hyn e vetme në zgjedhje me kandidatin për President

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë si subjekt politik i vetëm dhe pa kandidat për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Besnik Tahiri duke thënë se në kuadër të përgatitjeve fokusi i tyre ka qenë  që listën zgjedhore të ketë kuadro të ri së paku 30 për qind.

“Deri më tani kemi në numër të madh të interesuarve me ju bashku listës gjithandej Kosovës. Ne si subjekt politik mendojmë të ecim vet për shkak se rrethanat në të cilat është Aleanca sot janë rrethanat më të fuqishme që i ka pasur ndonjë herë për shkak të fuqisë votuese të zgjedhjeve të kaluara 100 mijë vota, për shkak të qeverisjes së mirë në 7 komuna, bashkëqeverisje e mirë në disa komuna dhe në këtë kuptim ne hyjmë në garë zgjedhore si Aleancë me kandidatin për president me synimin që t’i kemi mbi 20 deputetë”, tha Tahiri.

Ndryshe, kandidati për president nga radhët e AAK-së është lideri Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës