Besnik Krasniqi: Ndërmarrjet publike janë të kapura nga politika tash e 20 vite

Besnik Krasniqi, ish- udhëheqës i monitorimit të ndërmarrjeve publike në ‘ Kallxo Përnime’ tha se kapja e ndërrmarrjeve publike nga politika është tash e 20 vite.

“Kapja e ndërmarrjeve publike është duke ndodh tash e 20 vite, s’du me arsyetu askënd, asnjë parti asnjë qeveri. Sa unë kam qenë drejtori i asaj njësie kam punuar në draftin e ri të ligjit për ndërmarrje publike me të cilin mendoj se tash Qeveria aktuale e ka fuqinë me kalu si draft, por se ka pas guximin me bë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, për ‘kapjen nga politika’ të ndërmarrjeve duhet të përcaktohet me Ligj se kush duhet të jetë anëtarë e kush jo i bordeve.

“Për kapje siç pi thonë, duhet së pari që ligji ti përcakton saktë dhe qartë se kush duhet të jetë anëtar në ndërmarrje publike. Nuk mundet me qenë kryesuesi I bordit të INFRAKOS një ekonomist, por një inxhinier i hekurudhave dhe njëjtë duhet me vlejte për Postën e Kosovës nga telekomunikacioni”, tha më tej Krasniqi në ‘Kallxo Përnime’.