Foto: Rtv21

Besnik Bislimi: Vasfije Krasniqi në pesëshën e parë të listës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Vasfije Krasniqi Goodman do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ndërsa është e vendosur edhe në pesëshen e parë të listës së LVV-së, Alternativës dhe listës së Vjosa Osmanit.

“Vasfije Krasniqi është pjesë e listës edhe është ranguar ku e meriton dikush që përfaqëson atë cka përfaqëson Vasfije Krasniqi. Ajo është në pesëshen e parë”, tha Besnik Bisilimi para gazetarëve pasi dorëzoi listën e kandidatëve për deputet.

Besnik Bislimi nga LVV para mediave tregoi se kanë dorëzuar listën me kandidatët për deputet në mënyrë që të njëjtit të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në emër të LVV sapo kemi dërguar listën e kandidatëve të LVV-së bashkë me kërkesën për certifikim dhe deklaratën e subjetit tonë politik. Besoj fuqishëm se kemi arritur të përgadisim një listë që saktësisht reflekton mbështetjen e qytetarëve tonë, një listë e cila është përbërë nga një shtresë e kandidatëve që përfaqëson cdo fushë të aktivtetit të shoqërisë”, tha ai.

Tutje Bislimi shtoi se lista e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit ka 41 gra.

“Ajo që është shumë më e rëndësishme për mua personalisht është fakti që deri më sot nuk ka pasur asnjë listë të kandidatëve që ka pasur më shumë gr ate lista i ka 41 gra që garojnë dhe secila është më e mirë se tjetra. Listën do ta bëjmë publike shumë shpejtë. Dhjetëshja e parë janë pesë grad he pesë burra. Është një listë e përbashkët e LVV ku I kemi edhe kandidatët edhe listës së Vjosa Osmanit dhe Alternativës”, tha Bislimi.

Subjektet politike gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Edhe Arban Abrash inga LDK tregoi para mediave se kishin dërguar listën e kandidatëve për deputet në KQZ.

“sot në kuadër të rregulave të KQZ, LDK ka dorëzuar edhe listën që besoj se është lista më e mirë në këtë garë zgjedhore. Listaf udhëhiqet nga kryeministri actual Avdullah Hoti. Besoj që do të jetë një garë sa do që është e ashpër LDK do të dal fituese”, tha Abrashi.

Përfaqësuesi i PDK-së nuk pranoi të komentoj në lidhje me listën e dërguar për certifikim ndërsa tha se PDK do të dalë me një njoftim për këtë cështje.