Foto: KALLXO.com

Besnik Bislimi tregon se si do t'i marrin artistët paratë nga Qeveria

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i është përgjigjur komunitetit të artistave në lidhje për pagesë nga Pako Emergjente e Qeverisë për COVID-19.

Bislimi tha se atyre i’u ekzekutohen paratë nga Ministria e Kulturës dhe nuk është në dorën e tij.

“Artistët e kanë pakon, janë 5 milionë euro që ja kam dhuru Ministrisë së Kulturës, ajo i ka krejt parët te unë, ti e ki buxhetin 11 milionë për subvencione prej këtyre 6-7 milionë ke mi shfrytëzuar në shtator, përdori qeto për COVID-19 dhe tjerat i merr pasi të mbushet buxheti”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Ministrisë së Kulturës ja kemi spjegu, unë ju kam thënë, kriteret duheni mi përgatit, kur t’i bëni gati uleni me neve, por komunitetin e artistave duhet mi nda në tri kategori”, shtoi Bislimi.

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” është duke transmetuar intervistë me ministrin e Financave, Besnik Bislimi si dhe do të zhvillohet debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.