Besnik Bislimi: Situata me pandeminë COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit

Besnik  Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje , në një konferencë për shtyp ka thënë se përballja me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit.

Bislimi ka thënë se mungon vullneti i qeverisë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“ Vendosja e një gjysmë juristi në Ministrinë e Shëndetësisë tregoi se qeverisja Hoti, nuk ka vullnet në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Që nga 3 qershori vendi filloi ta marrë teposhtën. Përballja me pandeminë na ka dal jashtë kontrollit, për një pjesë të politikës as që ka pasur përpjekje për ta mbajtur në kontroll”, ka thënë ai.

Ish- Ministri tutje ka thënë se synimi i partive në pushtet është punësimi nëpër institucione dhe se të gjitha janë një pakicë krahas Vetëvendosjes.

“Në vend të zgjedhjeve këta u bënë bashkë të gjithë që për qëllim e kanë punësimin në institucione. Të gjithë bashkë në një anë rezultonin pakicë përballë LVV-së”, ka vazhduar ai.