Besnik Bislimi: Po punojmë me ritëm të përshpejtuar në fushën e Integrimit Evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria po punon me ritëm të përshpejtuar në fushën e Integrimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Bislimi ka përmendur disa nga punët, që sipas tij, janë bërë në këtë drejtim, si takimet e rregullta me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, rishikimi i prioriteteve të fazës së dytë të Agjendës për Reforma Evropiane, apo votimi i Rishikimit të Planit të Veprimit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Bislimi po ashtu ka përmendur edhe ratifikimin në Kuvend të Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, që sipas tij, siguron 90.2 milionë euro investime në formë të grantit nga BE-ja.

Ky është postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Bislimi:

– Janë konsoliduar strukturat koordinuese vendore në të gjitha nivelet përmes vendimit për Themelimin e Strukturave Koordinuese Ndërinstitucionale për Procesin e Integrimit Evropian, në funksionim të koordinimit ndërmjet institucioneve brenda vendit për zbatimin e reformave për integrim në BE, gjatë periudhës raportuese.

– Janë mbajtur takime të rregullta javore me ekipin e përfaqësuesit të BE në Kosovë, me qëllim të koordinimit të vazhdueshëm të punës.

– Është bërë rishikimi i Prioriteteve të fazës së dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).

– Është votuar Rishikimi i Planit të Veprimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA 2021-2025).

– Miratimi në parim i Planit të Veprimit ERA II në Këshillin Ministror për Integrim Evropian me 21 maj 2021.

– Miratimi i PKZMSA 2021-2025 në Mbledhjen e Qeverisë me 14 korrik 2021.

– Mbajtja e konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Organeve të Stabilizim Asociimit.

– Ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që siguron 90.2 milionë euro investime në formë të grantit nga BE-ja, 13.6 milionë euro nga partnerët e tjerë, të kombinuara me hua nga bankat zhvillimore dhe bashkëfinancime nga ana e Kosovës.

– Miratimi i grantit investues nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (ËBIF) për autostradën Besi-Merdarë, në vlerë prej 38 milionë euro, dhe është ratifikuar marrëveshja financiare për bashkëpunim ndërkufitar për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila siguron qasjen e zonave kufitare në fonde me vlerë prej mbi 1 milionë euro.

– Rinegociimi i treguesit të përkrahjes buxhetore sektoriale për reformën e administratës publike për vitin 2021, përmbushja e të cilëve do të sigurojë përfitimin e fondeve IPA në shumë prej 5.5 milionë eurosh dhe është kryer kërkesa për realizimin e disbursimit të përkrahjes buxhetore në kuadër të IPA 2019, pjesa 2, në shumë prej 4.5 milionë euro.

– Vazhdimi i zbatimit të reformave që kërkohen në MSA, si pjesë e së cilës kemi realizuar disa procese të cilat nuk janë përmbushur për vite me rradhë, si psh. transferi i inspektorëve komunalë në nivel qëndror (akt i cili mundëson që Zyra e BE-së të vazhdojë përkrahjen për AUV përmes projektit të krijimit të zyrave rajonale), inicimi i hapjes së terminaleve shtetërore doganore, heqja e barrierave tregtare përmes heqjes së homologimit.

– Vazhdimi i zbatimit të reformave që kërkohen në MSA dhe vazhdimi i dialogut të BE-së përmes strukturave të përbashkëta institucionale të MSA-së.

Ndërsa në kuadër të koordinimit, planifikimit dhe monitorimit të asistences nga donatorët kemi:

– Filluar zbatimin e projektit të financuar nga BE për ndërrimin e filtrave të Termocentralit Kosova B, i cili financohet në shumën prej 40 milionë euro nga IPA 2018 dhe 38 milionë euro nga IPA 2019.

– Përfunduar negocimin me BE-në për caqet që duhet të arrihen gjatë vitit 2021 në kuadër të reformës së administratës publike për të mundësuar disbursimin e drejtpërdrejtë në buxhet të 5.5 milionë eurove si pjesë e programit IPA 2016.

– Filluar procesin për të fituar qasje në disa prej Programeve të BE-së, sikurse Horizon 2020, Erasmus+, Evropa kreative dhe pritet të vazhdojë puna për përfshirje në programet e tjera për të cilat ka interesim nga ana jonë.