Ilustrim

Besnik Bislimi për Udhërrëfyesin për energjinë: Nuk ka konstruktivitet në implementim nga pala serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se sa i përket marrëveshjes për Udhërrëfyesin e energjisë, nuk ka konstruktivitet nga pala serbe për implementim të saj.

Bislimi në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme theksoi se pala serbe ka qenë e detyruar të dërgojë të dhënat e konsumatorëve në komunat veriore brenda një jave dhe tani pas 150 ditëve, këto të dhëna janë të pakompletuara.

“Gjatë implementimit të udhërrëfyesit nuk kemi pasur konstrutivitet të palës serbe edhe pse kanë kaluar 150 ditë, pala kosovare i ka kryer pjesët e saj, edhe pse te pjesët ku është pala serbe ka ngecje” – është shprehur Bislimi.

“Pala serbe ka qenë e detyruar të dërgojë të dhënat e konsumatorëve brenda një afati prej 7 ditësh dhe këtë nuk e ka bërë. Pastaj kur janë dërguar pas 100 ditësh, të dhënat kanë qenë të pakompletuara dhe me gjasë edhe të falsifikuara” – shtoi ai.

Sipas Bislimit, kompania Elektrosever nuk i ka nënshkruar marrëveshjet me KEDS-in dhe KESCO-n por vetëm me KOSTT-in.

Derisa, pika të cilën nuk e ka zbatuar Bashkimi Evropian, sipas Bislimit, ka qenë fasilitimi i qasjes në infrastrukturë fizike për punëtorët zyrtarë të KEDS dhe KESCO.

Besnik Bislimi potencoi se në këtë udhërrëfyes kanë ngecur në pikën e pestë e tutje.

“Ne kemi licencimin e Elektrosever që është pika e parë e marrëveshjes, kemi zbatim të pjesshsëm të pikës së dytë ku këkrohet transferimi i të dhënave të konsumatorëve të ZRRE-ja pasi janë dorëzuar 14 mijë dhëna që është më pak se numti nga matësit e orëve, ne mendojmë që janë rreth 22 mijë. Kemi implementim të pjesshëm të pikës së tretë që parasheh nënshkrim të kontratave mes distributorit dhe furnizuesit. Pika e katër është zbatuar në tërënsi ku kërkohet që elektro serverit t’i jepet kodi identifikues dhe kemi ngecur në pikat tjera” – ka thënë Bislimi.

Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever është licencuar nga ZRRE-ja për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Bazuar në kushtet e Udhërrëfyesit, kjo kompani, mes tjerash, duhet të nënshkruajë marrëveshje teknike me Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, si dhe me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike – KOSTT. Po ashtu,  t’i dorëzojë ZRRE-së një plan investimi, kostot e mirëmbajtjes, si dhe humbjet në rrjet, bazuar në analizën e infrastrukturës ekzistuese.

Udhërrëfyesi për energjinë, 106 ditë pa zbatim të tij