Zëvendëskryeministri i Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim, dhe Dialog, i Kosovës, Besnik Bislimi

Besnik Bislimi e Ariana Musliu - Shoshi, përfshihen në polemika për dialogun (VIDEO)

Në raportimin para komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri për dialog pati një përplasje më ish-studenten e tij, tani deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja Musliu-Shoshi kërkoi nga zëvendëskryeministri të dijë nëse ka qenë gabim kërkesa për dokumente për dialogun me Serbinë, nga i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për këtë proces, Miroslav Lajçak.

“Nuk është pozicion i tij me të informu, pozicion i tij është me marrë qëndrim”, tha deputetja Musliu –Shoshi.

“Tash mos u merrni me sqarimin e pozicionit në Lajçakut, sepse nuk e keni pa kontratën që ai e ka më BE-në”, u përgjigj zëvendëskryeministri Bislimi, duke thënë që qasja e tillë është amatoreske.

Depueteja Musliu, sugjeroi ish profesorin e saj që të mësoj termat për pozitat negociuese.

Ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi tha që ‘nuk je studente në AUK për të moderuar këtu debat”.

Deputetja Musliu-Shoshi tha që në studime, Bislimi ka ligjëruar ekonominë dhe jo diplomacinë.

Sot në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendit të Kosovës ka raportuar zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi. Para deputeteve Bislimi tha që në pjesën e dytë të qershorit pritet të fillojë dialogu politik me Serbinë.