Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi, Foto: KALLXO.com

Besnik Bislimi: Deri kur mund të shmangen zgjedhjet nacionale?

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar disa ‘argumente’ për votuesit e Nexhmi Rudarit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryetar në komunën e Podujevës.

Sipas Bislimit votuesit e Rudarit gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë argumentonin se LVV ka performancë të mirë në zgjedhjet nacionale se në ato lokale, dhe sipas tij nëse marrim për bazë argumentet e tyre lind pyetja se kur do të bëhen zgjedhjet nacionale?

Postimi i tij i plotë:

Argumenti kryesor i gjithë atyre që bënin tifo për Rudarin gjatë fushatës ishte ky:

VV yakonisht performon shumë më mirë nga zgjedhjet në nivel nacional se san ë ato të nivelit lokal.

Andaj në zgjedhjet lokale në Podujevë e favorizonin Rudarin e LDK-së. Tash nëse e marrim për bazë argumentin e tyre, lind pashmangshëm pyetja:

Nëse VV në nivelin lokal i mori 51% të votave, çfarë përformance pritet të ketë në zgjedhjet në nivel nacional?

Dhe:

Deri kur mund të shmangen ygjedhjet nacionale?