Besnik Bislimi: 100 milionë euro në bizneset private për 100 ditë

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi ka raportuar për 100 ditët e punës së tij në ministri.

Sipas tij, aktiviteti i kësaj ministre për këto 100 ditë ka qenë i fokusuar në 3 fusha.

“Aktiviteti jonë ka qenë i fokusuar në 3 fusha: Përgatitja e buxhetit, ku është dashtë të bëhen intervenime, na është dashtë me përgatitë pakon emergjente fiskale dhe përcjelljen e implementimit të saj dhe së fundit edhe pakon e rimëkëmbjes ku janë kyç një numër i madh i aktereve”, u shprehë Bislimi.

Sipas tij, buxheti nuk është dëmtuar ashtu sic është parashikuar.

“Buxheti nuk është dëmtuar ashtu sic kanë pritur ekspertët. Deri në ditën e sotme, ku janë bërë 60 ditë prej marrjes së masave kufizuese, Doganat e Kosovës raportojnë për një rënie vetëm prej 35 milionë eurove në raport me vitin e kaluar, që është një perfermocanë e mirë dhe në bënë optimist për të ardhmen”, tha ministri Bilsimi.

“Pakoja ka synuar disa objektiva, ku ka synuar pamundësinë e rrëshqitjes së një pjese te madhe të qytetarëve drejt varfërisë, ku kemi ndërhy me masa shtesë si për përfitues të ndihmave sociale ashtu edhe për ata të skemës pensioanle. Kemi nda 2 milionë euro për minoritetet më të rrezikuar në këtë kohë”, tha në mes tjerash ai.

Bislimi ka raportuar se bizneset janë ndimuar me mbi 100 milionë euro nga pakot, por edhe kanë pasur ndihma të tjera nga ana e Qeverisë.

“Bizneset kanë hasur në ndihmë multidimensionale nga ana e Qeverisë. Për arsye përveç që kemi intervenuar me 100 milionë euro nga pako, poashtu kemi mundësuar edhe shtyrjen e të gjitha obligimeve tatimore dhe sistemi bankar ka intervenuar me shtyrjen e pagesave të kredisë”, tha ministri Bislimi.