Besnik Berisha, avokat i Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt

Besnik Berisha: Hetuesit po ndihen të fyer nga filmi që po tentojnë ta plasojnë vet

Avokati Besnik Berisha, i cili është mbrojtës i njërit nga të dyshuarit për rastin e kokainës së konfiskuar në Lipjan, u prononcua për media, duke hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë duke thënë se ajo nuk ka asnjë provë të vetme që e vërteton se të pandehurit kanë lidhje me ato 400 kg kokainë.

Berisha tha se hetuesit u ndjenë të fyer në lidhje me ato pretendime të prokurorisë, duke i quajtur ato si film.

“Klienti im dhe të tjerët janë fatkeq, po, por komod. Ata qeshin ndërsa hetuesit po ndjehen të ofenduar, fatkeqësisht i nxorën edhe nga salla, sepse prej batutave tona, ata u ndjenë të fyer, në lidhje me filmin që ata po mundohen me e plasu”, tha Berisha.

Dy ditë më parë, në Lipjan janë konfiskuar nga Policia 400 kg kokainë, e cila është gjetur në një kamion që transportonte lloje të ndryshme të mishit të pulës.

https://kallxo.com/lajm/guardia-di-finanza-nese-kokaina-do-te-shitej-me-pakice-do-te-fitoheshin-mbi-100-milione-euro-video/   

KALLXO.com ka arritur të sigurojë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit lidhur me 400 kilogramët e drogës së llojit kokainë e kapur ditë më parë në hyrje të qytetit të Lipjanit.

Në dosjen e Prokurorisë përshkruhet në detaje pretendimi i prokurorisë për rolin e secilit nga të dyshuarit dhe po ashtu, përshkruhet rruga e ngarkesës së kokainës dhe destinacioni final i ngarkesës.

Prokuroria pretendon se gjashtë të dyshuarit, kanë vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar kriminal, duke kryer veprime me qëllim të importimit në Kosovë të sasisë prej 400 kilogramëve të drogës së llojit kokainë.

Ja çfarë thotë dosja e Prokurorisë për të dyshuarit që lidhen me 400 kg kokainë të kapur në Lipjan