Katedralja 'Nënë Tereza" - Foto: KALLXO.com

Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjet

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet çdo 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Mesha qendrore e Krishtlindjes u mbajt në orët e para të datës së sotme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin.

Ai tha se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.

Sot, në ditën e Krishtlindjeve prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjeve në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00./21Media