Besim Ilazi - FOTO Fatrion Ibrahimi

Besim Ilazi përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës është kryetari i Komunës së Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Besim Ilazi.

Në debatin e sontëm Ilazi do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe 2017, punët e përfunduara deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar.

Ilazi do të sfidohet për trajtimin e shkollave në qytet dhe disa shkollave në fshatra, për infrastrukturën, punësimin dhe për kujdesin shëndetësor.

Tek pyetjet nga ‘Zëri i Qytetarëve’, Ilazi  do të pyetet për gjendjen infrastrukturore të shkollës fillore në fshatin Gajre, për dyshemenë e shkollës fillore në Soponicë, mospërfshirja e arkitektëve në debate publike,

Në fund të emisionit do të shfaqet  shembulli pozitiv i Kaçanikut, storja për banorët e lagjes së Azganëve të cilët në kohë të pandemisë deponinë e mbeturinave e kanë shndërruar në park, të emrëruar “Parku Corona”.

Përveç kryetarit Ilazi, prezentë në studio do të jenë edhe asamblistët: Adnan Reka, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albana Lika, asambliste e pavarur, Selim Reka nga LDK, Bekim Koxha nga Nisma Socialdemokrate, Kjani Sallahu, kryetar i Forumit të OJQ-ve të Kaçanikut.

Për shkak të kufizimeve të numrit të pjesëmarrësve në studio, përmes aplikacionit Zoom është bashkëngjitur Valon Raka nga OJQ “Gjethi” dhe Rabije Sallahu nga AAK.