Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besim Ilazi mori më së shumti vota me kusht për kryetar të Kaçanikut

Zgjedhjet e 17 tetorit çuan në balotazh Besim Ilazin (PDK) dhe Jeton Rakën (LVV) për kryetar të Kaçanikut.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet e votave me kusht për këtë komunë.

Edhe në këtë listë i pari doli Besim Ilazi nga PDK me 107 vota, i ndjekur nga Jeton Raka i LVV-së me 81 vota.

I treti u rendit Shkelqim Jakupi nga LDK me 23 vota, i katërti Shukri Luta me 16 vota ndërsa vetëm dy vota me kusht mori Kastriot Bushi.