Besiana Kadare zgjedhet Zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Shqipëria është zgjedhur për rolin e Zëvendëspresidentit për sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë pozitë nga sot e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.

Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Kadare është shprehur krenare që Shqipëria është zgjedhur Zëvendëspresidente në OKB, ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është nder i veçantë të shërbejë në këtë pozitë dhe të punojë më ambasadorin Volker Bozkir.

“Krenar të njoftojmë se #Albania është zgjedhur Zëvendëspresidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, është shprehur Kadare.

Tutje ajo ka shkruar se Shqipëria do të përfaqësojë Evropën Lindore.

“Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore, anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia e të tjerë”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Krenar të njoftojmë se #Albania është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si VP i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga #Turkey.

Është privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një ndikim të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaigjanin, Armenia etj.)